Problemi, dizajni dhe egoja

Problemi, dizajni dhe egoja janë tre gjëra që më kanë rënë në sy gjatë konferencës së parë REDO Design Conference që u mbajt me 17 shtator në Prishtinë.

REDO Design Conference 2011

REDO Design Conference 2011

1. Ku qëndron problemi tek industria e dizajnit?
Në maje? Në qoshe? Në mes? Nuk e di por ndoshta këtë e din më mirë dizajnerët tanë. Në fakt kështu është, sepse ata që nga fillimi i këtij viti morën iniciativën për të zgjidhur problemet hap pas hapi, duke e nisur me diskutime e takime të përbashkëta (një masë e tyre më e interesuar) që më vonë do të rezultonin në konferencën e quajtur “REDO Designers Conference”.

Problemet e diskutuara gjatë këtyre takimeve ishin të shumta dhe shfaqeshin në nivele të ndryshme të industrisë, qoftë prej anës së dizajnit apo anës së klientit. Siç e mësojmë në taborin tonë të startups, është e rëndësishme të identifikohet problemi dhe më pas të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme.

Hapi i parë: REDO
Hapi i parë ishte identifikimi i problemit nga ana e dizajnerëve. E kuptueshme që nuk ishte vetëm një. Në Kosovë nuk po përfaqësoheshin mirë të drejtat e dizajnit, nuk po çmohej puna, nuk kishte komunitet të dukshëm, nuk kishte punë të përbashkëta, secili po punonte në shpellën e vet e kështu me radhë.

Zgjidhja: REDO
Organizimi i një konference që do të mblidhte dizajnerët e Kosovës në një vend dhe që do t’iu mundësonte atyre të takoheshin dhe të diskutojnë bashkërisht këto probleme dhe të identifikojnë zgjidhje adekuate për to. REDO.

Përfaqësimi i interesave: Sot pas finalizimit të një agjende të ngjeshur me prezantime prej temave të ndryshme erdhëm deri tek debati sesi të përfaqësohen interesat e dizajnerëve. A të përfaqësohen si interesa të dizajnerëve? Apo si interesa të bizneseve? Apo si interesa të të dyja palëve? … Asociacion, Shoqatë apo Sindikatë?…  Çka nuk po shkon në këtë mes? Tërë ato diskutime e debate që nganjëherë pëlcisnin me replika tipike të karakterizuara me ego që nuk mungon në këtë industri, po kishin mangu një gjë. Identifikimin e problemit të vërtetë. Sigurisht një zgjidhje është REDO Conference por e cila është dashur të jetë produkt i një Asociacioni apo Shoqate të Dizajnerëve të Kosovës. Nuk ka vërejtje këtu, e rëndësishme është që është arritur dhe më e rëndësishmja ka qenë puna e përbashkët në këtë drejtim. Ajo që gjithmonë është me rëndësi është të nxirren mësimet që për herën tjetër të jetë më mirë.

Për industrinë e dizajnit nuk është e rëndësishme si është emri i asociacionit apo shoqatës që i përfaqëson interesat e tyre. Por është e rëndësishme të identifikohet mënyra, kush dhe si do të përfaqësohet. Cili do të jetë roli i Asociacionit në këtë mes dhe çfarë ndikimi do të ketë ai në shoqëri, edukim dhe biznes? Më e rëndësishmja është që hapi të mos ndalet dhe të ecet tutje.

DIZAJNI

Duke folur nga perspektiva e klientit dhe më shumë si vëzhgues sesa si pjesë e kësaj industrie më duhet të them një gjë: nuk e ka fajin klienti që po përzihet në punët e dizajnerëve, nuk e ka fajin klienti që çmimet janë të ulëta në tregun e Kosovës, nuk e ka fajin klienti që nuk po çmohet puna e dizajnerit, nuk e ka fajin klienti që dizajnerët na u deshkan të jenë seleksionues ndaj tyre, e shumë nuk të tjera.

“Ideja jem osht shumë e mirë, po ju spom kuptoni!”

Ka qenë kjo një fjali e një pjesëmarrësi të StartUp Live Casting Prishtina që ndërlidhet në këtë mes. Nuk është çështja te audienca që nuk po e kupton, por tek ai që po flet në drejtim të audiencës. Edhe klientët nuk janë fajtor që industria është në këtë situatë si është tani, por janë vet dizajnerët të cilët qe 12 vite kanë qenë më shumë të zënë për vetveten sesa për tregun. Nuk e kanë fajin klientët për çmimet por ju si dizajner e keni sepse nuk po çmoni punën e juaj.

“Sa kushton ni LOGO?”

Vendosja e standardeve në industri është një prej qëllimeve të REDO dhe vet Asociacionit që do të themelohet në të ardhmen e afërt. Valon Sopi në prezantimin e tij sot u mundua të tregoj mënyrën sesi ai e praktikon komunikimin me klientin dhe përcaktimin e çmimeve. Prapë as asociacioni nuk do të mund t’i thotë dikujt se duhet kjo punë për kaq euro e kjo për kaq. Por Asociacioni dhe konferencat si REDO mund të ketë efektin e vet shumë të dobishëm që të edukojnë vet dizajnerët së pari që të çmojnë punën e tyre e më pas klientët.

“Po se vlerësove punën tënde, s’ta vlerëson askush tjetër”

Dizajnerët duhet të mësohen së pari që të definojnë atë që për ta është e vlefshme dhe ia vlen të bëhet. Nëse dëshirohet puna me “dashni” siç e tha Fisnik Ismaili në prezantimin e tij, atëherë le të punohet në mënyrë vullnetare. Nëse dëshirohet puna me pagesë, le të edukohet dizajneri si të përcaktojë çmimet e si të vlerësoj punën e tij dhe të mos e nënvlerësojë punën e tjetrit. (Rol shumë i rëndësishëm i Asociacionit në këtë mes).

Edukimi i klientit: Më pas vijmë tek edukimi i klientit. Kur të edukohen vet dizajnët të cilët qe 12 vite kanë pasur çmime të ndryshme dhe me dallime marramendëse në tregun e Kosovës, se çka, qysh e tek, atëherë edhe klienti do të edukohet vetvetiu dhe do të kuptojë sesi të veproj.

Edukimi i klientit tash arrihet në fazën kur atij duhet t’i qartësohet përmes mediumeve, fushatave e rrjeteve sociale se dizajneri është koka kreative prapa idesë së tij, dhe se ai duhet të ketë besim në dizajnerin i cili do ta prezantojë para audiencës së shënjestruar produktin apo shërbimin ashtu si duhet. (Në startups dizajnerët janë gjithashtu pjesë shumë e rëndësishme).

EGOJA

Kushtrim Xhakli në prezantimin e tij përmbyllës tentoj të nxis audiencën që të mos e lë me kaq por të vazhdoj tutje. Një fenomen që e vërejtja në këtë mes është ajo fraza: “A din kush jom une për ty bre!”.

U dha ideja që personin që e kemi afër nesh dhe se njohim t’ia shtrijmë dorën dhe të njoftohemi. Në të majtë dhe prapa e njihja por në të djathtë ishte personi X që veç sa nuk po i dilte nga fyti EGOJA dhe krenaria për të ma zgjatur dorën … Përreth meje e pash që po ndodhte e njëjta gjë edhe në disa rreshta. Fakt dëshpërues. Individualisht do të mbërrijmë deri tek…

“Sen skan bo…”
“Un e kisha bo 10 here ma mire…”

Po lodht …”
“Spat lidhje me konferenc…”

Ajo që më vret janë këto komente. Ku ketë ju më të mirët qe 12 vite? Ku ketë ju kur u mor iniciativa? Ku ketë ju kur këta nuk bënë asgjë? Ju keni qenë edhe më askund se askund.

Pse nuk arrijmë ta largojmë prej vetës atë EGO e atë krenari dhe të themi: Bravo, ju keni konkretizuar gjëra, ju keni shtyrë diçka para që se ka bërë askush tjetër. Mos e shikoni gjithnjë gotën gjysmë të zbraztë e gjithnjë mundësinë për të kritikuar. Kritikoni në vendin e duhur në momentin e duhur. Kritikoni për të mirë e veproni për të mirë.

VËREJTJE

Unë më lart e shikova gotën gjysmë të mbushur. Dhe prapë vazhdoj ta shikojë si të tillë edhe tek kjo pjesë.

Munguan profesorët dhe ishin vetëm 5 studentë të Degës së Artit në Universitetin e Prishtinës.
Në momentin më të rëndësishëm ose për neglizhencën e tyre ose për shkak të fajit të dikujt tjetër asnjë profesor nuk ishte i pranishëm në sallë e shumë pak studentë. Vendi prej ku duhet të burojnë dizajenrët u përfaqësua në nivelin të dobët.(Asociacioni ka një rol edhe këtu). Një student tha: më shumë ndihem si piktor sesa si dizajner…  kjo nuk do koment më shumë rreth situatës reale në UP.

Përgjegjësia: Si zakonisht nuk jemi mësuar të jemi të përgjegjshëm për atë që është pa pagesë. Po të ishin biletat nga 5 euro, kush ta kishte blerë do të ishte aty. Por u regjistruan mbi 150 e erdhën afër 80 apo më pak. Fatkeqësisht ata që kenë në lista të pritjeve ndoshta kanë dashur të jenë aty me shumë dëshirë por ja që për papërgjegjësinë e dikujt tjetër që nuk shkroi një email për të thënë se nuk po vjen, mbeti edhe tjetri jasht.

Sponzorët gjithashtu u treguan të papërgjegjshëm. Asnjë prej tyre nuk erdhi në përfaqësim të menaxherëve të marketingut. Kjo është kritike sepse këta e kanë vendin këtu.

Izolimi në kryeqytet: Nuk është Kosova, Prishtinë. Na erdhën miq nga Anglia, Norvegjia, Gjermania e Shqipëria, e nuk pash dizjanerë që vijnë nga ndonjë vend tjetër i Kosovës.

Shikoni gotën gjysmë të mbushur! 

What do you see?

Advertisements

7 thoughts on “Problemi, dizajni dhe egoja

  1. Çelik pergezimet e mia per artikullin. Ke prekur nje teme qe duhej te diskutohej qe moti. Pergezimet e mia edhe per organizatoret .. mesa po shoh ne twitter nga #redoconf si dhe postimi yt .. paska dalur diqka e mire.

    Me gjithe qjef do te merrja pjese dhe vete vetem per te degjuar prezantimet jo si dizajner por si nje entuziast por per fat te keq kur aplikova une .. te gjitha biletat ishin shitur (diten e dyte pasi ben publik biletat) dhe me dhemb kur degjoj se goxha persona kane marr biletet por nuk jan paraqitur. Shume keq kjo.

    Per ata qe thone “Sen skan ba” ti veq e the .. ku keni qene ju me heret qe ta benit me mire. Problemi jo vetem me ta por me te gjithe shqiptaret eshte egoizimi, smira dhe mungesa e theksuar e gatishmeris per bashkpunime.

    Edhe njeher cunave qe organizuan eventin .. nje bravo e madhe

    Graniti
    @granitd

  2. Së pari …
    Çelik flm për edhe një artikull briliant …

    Së dyti …
    Kam disa pika që nuk pajtohem me ty dhe po i shkruaj këtu, për disa arsye, duke u nisur që nga parimet e shëndosha të një debati pozitiv e deri te ideja që me vërejtje të sinqerta mund të përmirësohen edhe më shumë gjërat.

    Nuk pajtohem me ty që ne pjesëmarrësit nuk mund të kritikojmë … në rregull, është hap i mirë organizimi, është më i miri qe sa vite, por tash kjo nuk ua jep lirinë organizatorëve të na servojnë çkado… e ne të pajtohemi me krejë atë që pamë, ndjekëm…

    Nuk jam pajtuar dhe nuk pajtohem që në konferencë të zënë kohën personat që nuk kanë bërë asgjë në karrierën e tyre dhe që kanë probleme elementare me konceptet …
    nuk pajtohem që në konferencë të mos ketë një rregull dhe disciplinë në paraqitje të folësve (kthimi i shpinës tërë kohën nga publiku, shembull i thjeshtë … edhe shumë rregulla elementare tjera)…
    nuk pajtohem që në konferencë të mos shikohen detajet, se tek e fundit kur kalohet e madhja, detajet e bëjnë diferencën …
    nuk pajtohem që konferenca të mos ketë një mesazh … e kjo del nga vetë renditja e temave … e jo ‘një temë për lisa e tjetra për fshisa’…

    Megjithatë unë e përgëzoj Valonin dhe gjithë organizatorët tjerë…sepse një hap është bërë, edhe i madh bile … por gjithashtu qëndroj palëkundur në mendimin se pas-konferenca është koha e vërejtjeve (edhe e lëvdatave pse jo, unë e kam bërë këtë për vete) që viti tjetër të mos e bartë barrën e përsëritjeve të të njejtave gabime …
    Ky vit ishte një nismë e mbarë, e duhur dhe shumë e qëllueshme … shkoj si shkoj … (pa diskutim ishte një sukses)… hajde te shohim çka mund të bëhet më mirë në vitin tjetër…
    E, unë, ne, të tjerët që nuk jemi dizajnerë (as organizator/ë) të nxjerrim në pah kërkesat tona, dëshirat tona dhe arsyet objektive të asaj se çka do të donim të kishte në një konferencë të tillë, ku (sipas meje), unë do të vija për:
    – mësim të gjërave të reja,
    – prekje e koncepteve elementare (të dizajnit),
    – qasje kritike ndaj zhvillimeve në vend (të të njejtës lëmi),
    – alternativa të reja,
    – mundësi bashkëpunimi (me fushat tjera, si zhvillimi psh), dhe,
    – argëtim.

    Me të mira,
    betim

    • Du me lidh me ni fore … kan pas problem 2 vllazni edhe smujn me i ra ne fije kurqysh … i thojn me shku te baba hoxhe, shkojn ata edhe i madhi abeja ja nis me ja kallxu mendimin e vet …hoxha e ngon edhe i thot “Mir e ki” … ja nis ky i vogli me fol , e kryn …. hoxha ja bon “Mir e Ki” ….. njoni aty afer i thot qysh bre baba hoxhe edhe ky edhe ai me pase mire …. ai ja bon edhe ti “mire e ki 🙂

      kjo pjese me pelqeu : “nuk pajtohem që konferenca të mos ketë një mesazh … e kjo del nga vetë renditja e temave … e jo ‘një temë për lisa e tjetra për fshisa’…”

      Tu e njoft Betimin qe me ni fjal u rrit neper konferenca i besoj vlersimit/vrejtjeve te tij

      BTW vet Betimi e Rexha e dijn qfar problemi kemi pas na me “Dizajnera” ne implementimin/realizimin e punimeve te tyre …. se di a keni pas vakt me diskutu kete problem … Klient>Dizajner>Implementues/Realizues

      p.s e kom bo njet mi kqyr kur ti qitni online qe me mujt me nda naj koment ma shume 🙂

      Ju pershnes

  3. Pajtohem me Celikun qe dizajnerat tane kan qene te izoluar neper shpellat e tyne, ndoshta na mujna me kon fajtor qe nuk jemi kon ne ato shpella, por ajo qe po du me than eshte qe une personalisht kom mendu se ne ato shpella ka ‘arinje te zgjuar’.

    Mund te pajtohem/besoj nje dizajneri qe me thot e kom bo keto, keto, keto…po ajo me cka nuk mund te pajtohem eshte neglizhenca e te shprehurit te dickaje qe ti pretendon se e din.

    Osht si rregull i pashkrum qe cdo dizajner osht cooler, mirepo cooler-izmi dhe shakate nuk mund te jene prezente ne nje sesion aq shume, sa te mos lene vend per dicka profesionale.

    Hiqe prezantimin e Gagices qe nuk mrriva me percjelle dhe nuk di si ka qene, ato qe pashe ne vijim nuk ishin ajo qe e prita.

    Fisin nuk po e fus ne grupin e folsve qe ishin prezent sepse ishte tjeter kaliber dhe e deshmoj qe me ni vizatim 3cm bon fushate sa krejt VV qe sa vite (sdi bile pse ish pjese e VV).

    Besi mendoj se ja ka vlejt qe ka hargju mundi prej Anglise se na pruni dicka interesante, ndersa energjia e Xhaklit ishte shume pozitive.

  4. Celik,

    Shkrimi nuk eshte diqka ne rregull. Duke filluar nga titulli qe nuk e di ku e pa ate Ego ne konference e deri te reagimin me vend te kolegeve qe po i sheh me lart.

    Me te mira,
    M.

  5. Konferenca mund te jete e dobet, e mire edhe ndryshe… mvaret krejt prej atynve se si e pranojne, une me sa e pashe disa prej prezentuesit, publika i ka shiku si televizor, edhe nuk kish kush bon pytje konkrete? shumica ishin Turbo, po nejse… per artikullin pajtohem plotsisht me pikepamjen tonde, por krejt kete situate duhet ta shofim si mundesi per komunikim me te madh mes njerezve ne kete sektor, edhe spaku te njofotohemi se kush cka t’re. Celik mu me erdh mire qe ndegjova per projektin tond p.sh? ka kohe qe mendoj se kush do t’boj dicka si ajo qe do ta boni ju…sukses. edhe veq vazhdo.

  6. Pingback: Ngjarjet (konferencat) e TI-së dhe ne | betim drenica's blog

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s